Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhi, ka njoftuar për procesin e vaksinimit në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Bardhi ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së sotme në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë janë vaksinuar mbi 250 persona, ndërsa në nivel vendi mbi 3 mijë e 500 persona.
“Aktualisht 250 persona e kanë marrë vaksinën në sallën ‘1 Tetori’, mbi 3,500 vaksina janë dhënë në nivel vendi, kurse nga fillimi atë e kanë marrë mbi 138 mijë persona. Apelojë te të gjithë qytetarët se duhet të aplikojnë dhe mbi bazën e konfirmimit mund të vaksinohen“, ka thënë ai.
Tutje ai ju ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë online për marrjen e vaksinës dhe të presin për konfirmimin e datës. E pas kësaj të ju drejtohen qendrave për marrjen e tyre.
“Siç e dini mënyra e aplikimit bëhet online në platformën eKosova dhe në momentin që ju procesohet dhe ju caktohet termini për të vaksinuar edhe ne e shohim në sistemin tonë dhe me automatizëm e merr vaksinën. Personat e tjerë të cilët kanë aplikuar mirëpo të cilëve nuk është caktuar termini normal ata e kanë ndjenjën e pakënaqësisë ngase ne nuk mund t’i shohim në sistem dhe jemi të detyruar që t’i kthejmë deri në momentin kur kemi konfirmimin zyrtar që atij është caktuar termini për vaksinën”, ka shtuar Bardhi. /Gazeta Sinjali/