image Nike po tërhiqet nga tregu rus, ndalon porositë online

Botë

Nike po tërhiqet nga tregu rus, ndalon porositë online

news image

Një prej kompanive më të mëdha në botë për prodhimin e veshmbathjeve sportive “Nike” po tërhiqet nga tregu rus.

Kompania ka sqaruar për konsumatorët e saj se më nuk mund t’i furnizojë me produkte pikat e shitjes në Rusi.

Porositë në uebsajtin e Nike dhe në aplikacionin mobil, nuk janë më në shërbim”, thuhet në njoftimin e “Nike” në aplikacionin për tregun rus.

Vendime të ngjashme janë parë nga disa kompani dhe biznese pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ku po zhvillohet edhe një krizë humanitare, me shumë të vrarë e të zhvendosur nga vendbanimet e tyre.

Ekonomia ruse tanimë është duke vuajtur pasoja të rënda pas aplikimit të sanksioneve të shumëfishta nga shumica e shteteve perëndimore, mirëpo, përkundër kësaj, ende nuk ka dhënë sinjale për heqje dorë nga pushtimi i shtetit fqinj.  

/GazetaSinjali/