image Nicki Minaj vjen në bashkëpunim me Adele

Bota e Yjeve

Showbiz/ Nicki Minaj vjen në bashkëpunim me Adele

news image

Rep-artistja shumë e përfolur amerikane Nicki Minaj, së shpejti do të publikojë këngën e re, e cila është në bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur Adele.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Nicki, në një intervistë të dhëni së fundmi për “Entertainment Tonight”, transmeton Gazeta Sinjali.

Po dhe po,po edhe po! Por Adele më bëri që të betohem se nuk më lejohet t’i them askujt që jam duke punuar me të. Ne kemi xhiruar një video tashmë dhe është një këngë epike”, ka thënë ajo.

Rep-artistja nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe fansat e dyshes mezi po presin që të publikohet.

Nicki Minaj gjithashtu do të bashkëpunojë edhe me Ariana Grande dhe Normain për këngën në filmin “Charlie’s Angels”./Gazeta Sinjali/