image Nice eliminon favoritin e Kupës së Francës, PSG-në

Futboll

Nice eliminon favoritin e Kupës së Francës, PSG-në

news image

OG Nice e ka eliminuar PSG-në nga Kupa e Francës në fazën e 1/8-ës, shkruan Sinjali Sport.

Gjiganti francez u eliminua në këtë rreth nga penaltitë, pasi 90 minutat e rregullt mbaruan pa fitues me rezultat 0-0.

Në gjuajtjen e 11-metërshve skuadra mysafire fitoi duke i shënuar 6 penalti, ndërsa vendasit me 5 të shënuara.

Paredes dhe Simmons i humbën gjuajtjet nga pika e bardhë te PSG, kurse te Nice një penalti e humbi Delort.

Pas këtij dështimi skuadra e Pochettinos synimet i ka në Ligue 1 dhe Champions League, ku do përballet me Real Madridin. /Gazeta Sinjali Sporti/