image Ngritja e çmimeve/ Krimet Ekonomike zbarkojnë në Viva Fresh Store

Siguri

Ngritja e çmimeve/ Krimet Ekonomike zbarkojnë në Viva Fresh Store

news image

Ditëve të fundit kryetemë ishte ngritja e çmimeve, mirëpo bujën më të madhe e bëri shtrenjtimi i vajit që është pjesë paketës elementare të çdo familje. Sinjali sot raportoi se si në Viva Fresh brenda një ore ka ndërruar çmimi për një euro.

Siç mëson Gazeta Sinjali, Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar në pikat e Viva Fresh Store në Lipjan, Fushë – Kosovë dhe Çagllavicë.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, mirëpo njëri nga zëdhënësit tha “e keni publike komunikatën e prokurorisë”, ku nuk flitet për këtë aksion.

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me Inspektoratin e Tregut, do t’i ndërmarrë veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike duke e keqpërdorur pozitën monopoliste apo dominuese në treg.

Në njoftimin e tyre thuhet se veprimet do të ndërmerren ndaj atyre të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor apo që në ndonjë mënyrë tjetër të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo të shitjes së mallrave.

/GazetaSinjali/