image Ngritet aktakuzë ndaj policit që dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën me probleme mendore në Kamenicë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107921

Të shëruar

105549

Të vdekur

2265

Ngritet aktakuzë ndaj policit që dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën me probleme mendore në Kamenicë

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit policor të pandehurit R.SH. për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.SH., që nga muaji nëntor 2020, deri më 20 prill 2021, në Kamenicë, në intervale të ndryshme kohore, ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur, nën moshën 16 vjeç, me aftësi të kufizuara mendore.

I njëjti, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 21 prill 2021.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe krahas dëmit kryesor t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të profesionit./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: