image Ngritet aktakuzë ndaj pesë personave për fajde dhe mashtrim

Drejtësi

Ngritet aktakuzë ndaj pesë personave për fajde dhe mashtrim

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve I.O., I.B., S.N., M.M. dhe A.TH., për veprat penale “Fajdeja”, “Mashtrimi” dhe “Detyrimi”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit S.N., I.O dhe I.B., nga fundi i vitit 2013 deri në shtator 2015, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së dhe “Detyrimi”, nga neni 340 të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri M.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mashtrimi”.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës kompetente të konfiskohen pasuritë e luajtshme të cilat kanë rrjedh si rezultat i veprave penale dhe kjo pronë t’i kthehet pronarit të ligjshëm, tani të dëmtuarit”, thuhet në komunikatë.​ /GazetaSinjali/