image Ngritet aktakuzë ndaj mësuesit në Gjilan që e qethi nxënësin në klasë - Sinjali

Drejtësi/ Ngritet aktakuzë ndaj mësuesit në Gjilan që e qethi nxënësin në klasë

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj mësuesit Xhelal Elezi për shkak të veprës penale ‘’Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’, pasi kishte qethur një nxënës në klasë.

“Sipas aktakuzës, më 6 shkurt 2020, në shkollën fillore ‘’Dëshmorët e Kombit’’, në fshatin Livoq i Ulët, komuna Gjilan, i pandehuri XH.E., si mësimdhënës, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet zyrtare, në atë mënyrë që derisa ishte duke mbajtur orën e mësimit, fillimisht e pyet të miturin F.B., se pse nuk i kishte flokët, pastaj kërkon nga ai që të merr një karrige dhe në prani të nxënësve të tjerë ia pren flokët, ku pas reagimit nga i mituri, i njëjti kishte filluar që ta fyente”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Hetimet e prokurorisë kishin filluar pas publikimit të videos ku shihet mësimdhënësi duke e qethur me dhunë nxënësin.

Për këtë rast, kishin folur edhe prindërit e nxënësit në fjalë, të cilët ishin të pajtuar me këtë ngjarje, pasi, sipas tyre, ata vetë i kishin kërkuar mësimdhënësit që ta edukonte djalin e tyre./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin