image Mësuesi në Gjilan e dënon nxënësin me qethje në klasë, vetëm se nuk i pëlqeu stili i flokëve
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Arsim/ Mësuesi në Gjilan e dënon nxënësin me qethje në klasë, vetëm se nuk i pëlqeu stili i flokëve

news image

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Livoq të Gjilanit. Atje një mësues në shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit” ia ka prerë flokët një nxënësi, pasi stili i tij i flokëve nuk i pëlqeu mësuesit, shkruan Gazeta Sinjali.        

Ky rast ishte filmuar nga nxënësit e tjerë në klasë.    

Mësuesi në fjalë ka folur për Klan Kosovën, me ç’rast ka thënë se edhe prindërit e nxënësit janë pajtuar me këtë gjë, pasiqë i kishin kërkuar atij që ta edukonte djalin e tyre.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme në media është publikuar një video ku shihet një rast tjetër i keqtrajtim të fëmijëve- në institucionet arsimore. Për këtë rast u arrestuan dy persona dhe Inspektorati i Arsimit ia ndërpreu veprimtarinë këtij kopshti./Gazeta Sinjali/