image Ngritet aktakuzë kundër katër personave për vrasjen e Mehmet Kurtit në Mitrovicë

Drejtësi

Ngritet aktakuzë kundër katër personave për vrasjen e Mehmet Kurtit në Mitrovicë

news image

Më 13 shkurt të këtij viti, Mehmet Kurti u vra dhe dy persona tjerë u plagosën në picerinë “Proper Pizza”. I dyshuari kryesor për këtë rast është Valmir Selimi, shkruan Gazeta Sinjali.

E ndaj tij dhe tre personave tjerë, sot Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë nën drejtim të veprës penale” Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Prokuroria në njoftim shkruan se: “me datë 12 shkurt 2021, rreth orës 22 e 17 minuta në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë, i pandehuri L.S., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin M.K., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje rreth punëtorëve me pronarin e Proper Pizza në Mitrovicë A.B., vjen një konflikt mes pjesëmarrësve të dy grupeve, me ç`rast i pandehuri L.S., nxjerr pistoletën dhe shtënë në viktimën M.K., i cili vdes si pasojë e plagëve të marra, dhe predhat e goditin edhe B.H., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore“.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit t`’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit.

Siç kishte mësuar Sinjali, një punëtore e “Maestro Delivery” pasi që e kishte lënë punën aty për të punuar në “Proper Pizza”, kishte inatosur të dyshuarin Valmir Selimi, pronar i biznesit “Maestro”.

Selimi kishte shkuar për të qëruar hesapet në picerinë “Propper Pizza”, pronarin e të cilit e kishte cak të vrasjes. Por në momentin kritik, atij i kishte dalë përpara viktima 23-vjeçar, i cili ishte qëlluar dhe pasi që nuk kishte mundur t’i mbijetonte plagëve, kishte vdekur.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/