image Ngrica e temperatura -8 gradë - Mot i ftohtë edhe sot

Kosovë

Ngrica e temperatura -8 gradë – Mot i ftohtë edhe sot

news image

Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike, shkruan Gazeta Sinjali. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo situatë do të kushtëzojë mot relativisht të qetë sot dhe nesër.

Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull. 

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Meteorologët parashikojnë se do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes./GazetaSinjali/

May be an image of map