image Ngjarjet kryesore të ditës së sotme

Kosovë

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme

news image

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme, 30 korrik 2020.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, shpall konkursin për specializime. (Ministria e Shëndetësisë, ora 10.00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, takohet me kryetarin e Komunës së Suharekës Bali Muharremaj. (Objekti i KK të Suharekës, ora 10.00-10.30)

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me drejtoreshën e AZHR-së, Mrikë Gashi-Macula dhe shpalljen e subvencionimit për përkrahjen e nënave vetushqyese dhe grave ndërmarrese. (Ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit,. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10.00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë. (Ora 10.30-11.00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton stadiumin e qytetit në Suharekë. (Ora 11.00-11.15)

Kuvendi i Kosovës shqyrton në lexim të dytë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2020. (Kuvendi i Kosovës, ora 11.00)

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës me katër korsi Gjilan-Prishtinë, në gjatësi prej 7.3 km. (Hyrja e qytetit të Gjilanit, rruga “Madeleine Albright”, ora 11.00)

Myftiu Naim Tërnava do të jep mesazhin me rastin e Festës së Kurban Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, Prishtinë, ora 11.00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, merr pjesë në vendosjen e gurthemelit në Stadiumit ndihmës në Studentqan. (Ora 11.45-12.15)/Gazeta Sinjali/