Ngjarjet kryesore globale që e karakterizuan ditën e djeshme i gjeni bë formën “blic” më poshtë:
■ Moska kishte hedhur poshtë kërkesat e përsëritura të OPEC për të zvogëluar prodhimin e naftës, duke përmendur klimën e ftohtë. Tani, përballë mbiprodhimit, vendi po mbyll shumë puse në Arktik.
■Mbylljet e kufijve, programet e pezulluara të emigracionit dhe urdhrat e karantinimit kanë frenuar në mënyrë drastike migrimin ndërkombëtar.
■ Australia dhe Zelanda e Re po i afrohen krijimit të një “flluske udhëtimi” që do t’i lejojë njerëzit të fluturojnë midis dy vendeve, një nxitje për të dy ekonomitë e tyre.
■Udhëheqësit botërorë filluan një fushatë të hënën për të mbledhur të paktën 8 miliard dollarë për hulumtime në trajtimin e koronavirusit dhe vaksinave. ShBA nuk kontribuan, duke thënë se po financonte përpjekjet e veta.
■ Ishulli Wight, në brigjet jugore të Anglisë, po fillon këtë javë testimin e një aplikacioni në celular që do të gjurmonte kontaktet e personave të infektuar me koronavirus.
■Administrata Trump ka parashikuar që numri i vdekjeve nga koronavirusi në ShBA mund të arrijë deri në 3,000 çdo ditë deri në fillim të qershorit, sipas një dokumenti të brendshëm të siguruar nga The New York Times.
■Izraeli i ka përmbysur kufizimet në mënyrë më liberale. “Mund të dilni nga shtëpia, kurdo që të doni,” u tha Kryeministri Benjamin Netanyahu izraelitëve të hënën.
■Pandemia ka prekur më shumë se 3.548.300 njerëz, sipas të dhënave zyrtare. Që nga e hëna në mbrëmje, të paktën 250.300 njerëz kanë vdekur.
■Zgjedhja e kandidatit për zv/President nga Joe Biden mund të ketë pasoja të rëndësishme. Biden, i cili është zotuar të zgjedhë një grua, ka lënë të kuptohet se mund të shërbejë vetëm për një mandat, duke bërë kështu që t’ia lërë zëvendëses së tij garën për vitin 2024. /Gazeta Sinjali/