image Ngjarjet e planifikuara për sot

Kosovë

Ngjarjet e planifikuara për sot

news image

Ngjarjet e datës 9 Shtator 2021

– Mbahet mbledhja e pestë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

– Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Emir Loku për falsifikim te rezultateve te votimit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

– Mbahet ceremonia zyrtare e lansimit të partneritetit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Bashkimit Evropian dhe UNICEF-it, përmes projektit “Përmirësimi i qasjes në Shërbimet e Shëndetit Mendor dhe Psikosocial për fëmijët dhe familjet dhe vlerësimi i ekosistemit digjital për mësim të vazhdueshëm online”. (Oborri i Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

– Kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve teknik dhe të sigurimit fizik të Spitaleve, QMF-ve dhe Ambulancave të Kosovës takohen për të marr vendim për veprimet e mëtutjeshme sindikale për mos dhënien nga 60 euro sikurse mjekeve dhe infermiereve. (Grand Hotel, ora 11:00 – konferenca për shtyp, ora 12:00). /Gazeta Sinjali/