image Ngjarjet e parapara të ndodhin sot në Kosovë

Kalendari/ Ngjarjet e parapara të ndodhin sot në Kosovë

news image

Mbahet konferencë nga vëzhguesit e EU-së mbi zgjedhjet e parakohshme legjislative në Kosovë të vitit 2019. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:30)

Mbahet Konferenca e 7-të ndërkombëtare “Sfidat e mobilitetit në transport dhe siguria publike”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:00)

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencë për medie. (Zyrat e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

Akademinë e Kosovës për Siguri Publike do ta vizitojë  Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Jorgan K. Andrews. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ora 12:00)

Bëhet promovimi i dy librave “Gjurmë të krimit” dhe “Medvegja shqiptare në vorbullën serbe”, të autorit Ismail Muharremi – Tupalla. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)