image Ngjarjet e paralajmëruara të ndodhin sot në Kosovë

Kosovë

Kalendari/ Ngjarjet e paralajmëruara të ndodhin sot në Kosovë

news image

Zyra për Qeverisje të Mirë lanson platformën online për financimin publik të OSHC-ve. (Ndërtesën e Qeverisë, salla P 38, ora 09:30)

Në Komisioni për Ekonomi, Punësim dhe Tregti raporton i Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – ZRRE. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri–Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, organizojnë punëtori. (Hotel “International” në Prishtinë, ora 10:00)

Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës përcjellës “Zbatimi i rekomandimeve të raportit ‘Fondi Zhvillimor’ dhe efektet e fondit”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 10:00)

Organizata jo-qeveritare GERMIN organizon tryezën “Votimi nga jashtë vendit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Ministër i Integrimit Evropian, Blerim Reka raporto n në Komisionin për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural diskuton lidhur me detyrat, prioritetet dhe organizimin e punës së komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, C 203, ora 13:00)