Java e re nis me disa ngjarje. Gjatë të së hënës janë paraparë të zhvillohen ngjarjet më poshtë:
– Mistri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani, kryeinspektorja shëndetësore, Nora Krasniqi dhe kryeinspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, Ibrahim Tërshnajku vizitojnë pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë, për të parë implementimin e masave të reja të Qeverisë së Kosovës për COVID-19. (Pika kufitare në Vërmicë, ora 9:00);
– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00 – mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave);
– Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (QMGF, ora 12:00);
– Sindikata e Infermiereve, mamive dhe profesionisteve të tjerë shëndetësorë mban konferencë për medie rreth pagesës së ndërrimeve të natës, pagesën e orëve shtesë, pagesën e vikendeve dhe festave. (Para drejtorisë së SHSKUK-së, ora 12:00). /Gazeta Sinjali/