image Ngjarjet e paralajmëruara të ndodhin sot në Kosovë

Kosovë

Kalendari/ Ngjarjet e paralajmëruara të ndodhin sot në Kosovë

news image

Ngjarjet e datës 21 mars 2020.

10:00– Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mban takim me Komitetin komunal për mbrojtje nga Covid-19 dhe Qendrën Operative Emergjente. Më pas , Haziri do mban një konferencë për medie. (Qendra e Studentëve, në kampusin e shkollave të mesme, Gjilan)

11:00– Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, mban konferencë për medie rreth shpjegimeve për urdhëresën e re për bizneset sa i përket trajtimit të situatës nga Coronavirusi, si dhe për heqjen e tarifës për lëndën e parë nga BiH dhe Serbia. (Vendi: MEPTINIS/ ish-MTI).