Disa ngjarje janë paralajmëruar, që pritet të zhvillohen sot në Kosovë.
Më poshtë kalendari ditor:
– Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bënë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 8:45)
– Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi dhe Kryeinspektori i MTI-se Lulzim Syla do t’i vizitojnë bizneset me arsye inspektimi. (Objekti i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 8:45)
– Me rastin e Ditën e Clirimit të Prishtinës, Komuna zhvillon një vizitë në varrezat e dëshmorëve. (Varrezat e dëshmorëve, ora 9:30)
– Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)
– Komuna e Prishtinës i ndan celesin e qytetit për këngëtarin Sabri Fejzullahi. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 11:00)
– Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media për lansimin e faqes së internetit për zhvillimin në fëmijërinë e hershme. (Hotel Sirius, ora 10:00)
– Kuvendit Komunal të Prizrenit, thërret mbledhjen e I të rregullt për vitin 2020. (Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)
– Në Ditën e clirimit të kryeqyteti bëhët përformanca dhe parakalimi i Orkestres Frymore të FSK-së. (Sheshi Nënë Tereza, ora 12:00)
– Komuna e Prishtinës bën prezantimin e brendit të platformes informuese turistike të kryeqytetit. (Kino Armata, ora 12:00)
– Komuna e Prishtinës organizon përformancë muzikore live në Facebook dhe Instagram, ora 17:00
– Asociacioni i artisteve vizual të Kosovës në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës organizon ceremoninë e hapjes së Bienales ndërkombëtare të vizatimit. (Galerinë Kombëtare te Kosovës, ora 20:00). /Gazeta Sinjali/