Ngjarjet ditore, 8 shtator 2021.
Mbahet konferencë përgatitore e prokurorit të specializuar për rastin Gucati-Haradinaj. (Hagë, ora 09:30).
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj dhe drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, mbajnë konferencë për media, ku do të prezantojnë Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ATK. (Zyra qendrore e ATK-së, Prishtinë, ora 10:00).
KQZ tërheq shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale. (Ndërtesa e Qeverisë (ish-Rilindjes), kati përdhes, ora 10:00).
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori komunal për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Agron Limani, bëjnë shpërndarjen e moto-kultivatorëve me frezë, në kuadër të projektit “Furnizimi me Mekanizëm Bujqësorë” me participim. (Parkingu mbrapa Shtëpisë së Bardhë Prizren, ora 10:00).
Mbahet mbledhja e nëntë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal – objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00).
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe administratorja ,Fidelma Donlon, mbajnë konferencë për medie. (Hotel “North City”, Mitrovicë Veriore, ora 11:00-12:30).
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, takohet me ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks. (Objekti i ministrisë, ora 13:30, pas takimit mbahet konferencë për medie)./Gazeta Sinjali/