image Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

news image

Ngjarjet e datës 26 Gusht 2021

– Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

– Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit “Mos zbatimi i Ligjit për Deklarim të Pasurisë nga Qeveria Haradinaj, Kurti 1 dhe Hoti”. (Zyrët e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

– Grupi organizativ i protestës “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare” organizon  marshi protestues në Prishtinë ku kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare. (Marrshi nis nga Ministria e Drejtesisë, ora 12:00)

– Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pajisje këto të siguruara nga bashkepunimi i AMC dhe Ambasadës së Japonisë në kuadër të projektit GGP. (Administrata kryesore në QKUK, ora 13:00)

– Mbahet ceremonia e përmbylljes së edicionit të dytë të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”, në të cilën do të bëhet edhe shpërndarja e mirënjohjeve. (Salla e kuvendit komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 17:00)./Gazeta Sinjali/