image Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

news image

Ngjarjet e datës 18 Korrik 2021

– Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të organizojë homazhe te vendi i betejës – Përmendorja e dëshmorëve në Fortesë. (Fortesë, ora 10:00)

– Ministria e Punëve të Brendshme organizon ceremoninë e hapjes së vendkalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në Pikën Restelicë – Strazimir. (Pika Restelicë – Strazimir, ora 12:00)

– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në Festivalin Old Timer Fest. (Shatërvan në, ora 12:00)

– Komuna e Rahovecit do të organizojë koncert për nder të “Epopesë UÇK-së të korrikut 1998″ në Rahovec dhe mërgatës tonë,  me këngëtarët e mirënjohur Arif Vladi & Kastriot Tusha. (Parku i qytetit” Toni e Mici”- Rahovec, ora 20:00)./Gazeta Sinjali/