Ngjarjet e ditës së stome.
– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin me amendamente te Komisionit Funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)
– Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
– Mbahet mbledhja e Komisionit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 10:00)
– Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Save the Children organizojnë tryezën diskutuese “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – një vit pas hyrjes në fuqi” që do të shërbejë për të reflektuar mbi përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët ndaj fëmijëve. (Hotel Garden, ora 10:00)
– Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 11:00)
– Organizata Iniciativa për Progres publikon raportim “100 premtimet e Shpend Ahmetit”. (Hotel Sirius, ora 11:00)
– Mbahet konferencë për medie për “Festivalin të Filmit Evropian në Kosovë 2021”, e cila organizohet nga Shtëpia e Evropës në Kosovë dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Cineuropa. (Shtëpia e Evropës, 14:00)
– Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të qëndrojë për vizitë në Suharekë, ku do të takohet me kryetarin e Komunës dhe do të informohet nga afër me shërbimet dhe pritjen që kjo komunë u ofron bashkatdhetarëve që vijnë nga diaspora gjatë këtij sezoni të pushimeve. (Komuna e Suharekës, ora 14:30)
– Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të shpaloset raporti i tremujorit të dytë të vitit 2021 dhe çështje të ndryshme. (Objekti i Gjykatës, ora 14:30)
– Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të vizitojë edhe Komunën e Dragashit, ku do të informohet nga kryetari i saj lidhur me pritjen dhe shërbimet që iu bëhen bashkatdhetarëve tanë që vijnë nga diaspora për të kaluar pushimet në këtë komunë. (Komuna e Dragashit, ora 15:30)./Gazeta Sinjali/