image Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

news image

Ngjarjet e ditës, 15 korrik 2021.

09:00 – Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton Drejtori i AKI-së lidhur me gjendjen e krijuar nga helmimi në Komunën e Deçanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303).

09:30 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla viziton Agjencinë për Regjistrimit Civil. (Agjencia për Regjistrim Civil).

10:00 – Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), për vitin 2020 si dhe formon grupin punues për nismën legjislative Projektligji për kriptovaluta. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10).

10:00 – NLB Banka në kuadër të iniciativës “Ta duam dhe ta mbrojmë natyrën“ duke kursyer letër, dhuron 123 drurë. (Parku Memorial, Velani).

10:00 – Komuna e Prishtinës dhe Friedrich Ebert Stiftung Prishtina hapin punëtorinë për të diskutuar për mundësitë e përkrahjes për ofruesit direkt të shërbimeve sociale në kryeqytet në kuadër të platformës “Prishtina e secilit”. (Kuvendi Komunal).

11:00 – Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me zhvillimet e fundit në komunën e Deçanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303).

13:00 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla viziton Aeroportin “Adem Jashari”, ku do të informohet për shërbimet dhe fluksin e fluturimeve nga diaspora, gjatë sezonit të pushimeve. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”).

13:00 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi viziton Prizrenin, ku do të takohet me mësues dhe figura të rëndësishme të artit dhe kulturës. (Zyrat e SH.K.A  Agimi).

13:30 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje. (Objekti i KQZ-së). 

15:30 – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz. (Shtëpia e Bardhë, Prizren).

18:00 – Mbahet turneu i biçikletës me moton “Pedallo për Demokraci” e cila do të organizohet nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Lidhja e Vëzhguesve Rinia e Kosovës (LVRK). (Sheshi “Shadërvan”, Prizren).

20:00 – Hapet zyrtarisht aktiviteti Akull n’Verë, që do të mbahet nga 15 korrik deri më 15 gusht të këtij viti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)./Gazeta Sinjali/