Ngjarjet e ditës, 30 nëntor 2021.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (KGJK, ora 09:00).
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor të Komisionit për Ndihmë Shtetërore 2019-2020; shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për Projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 09:00).
Ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me përmbushjen e obligimeve të MPJD. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00).
Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00).
Mbahet konferenca përfundimtare “Çështjet pronësore në Kosovë”.
OJQ ACDC Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike organizon konferencën përfundimtare “Çështjet pronësore në Kosovë”. (Platforma ZOOM Ora 11.00 – 12.30).
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00).
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ratifikimin e “Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes Financiare IPA 2016, ndërmjet Kosovës dhe BE-së. I ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00).
Ambasada e Hungarisë në Kosovë, Instituti I Teknologjisë Rochester (RITK) organizojnë konferencën për të ardhmen e Evropës. (RITK Auditorium, rruga “Dr. Shpetim Robaj”, Prishtinë, ora 11:30-13:30).
Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin me amendamente të Projektligjit për tregti me jashtë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 12:00).
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, do të bëjë dy vizita qendrave strehimore. (Strehimoren e Ferizajt ora 13:00 dhe strehimoren në Gjilan, ora 15:00)./GazetaSinjali/