image Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

news image

Ngjarjet e ditës, 22 shtator 2021.

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30 – 16:00).

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës shënon Ditën Ndërkombëtare pa Makina. (Para ndërtesës së Qeverisë, ish-objekti Rilindja, ora 10:00).

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00).

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për situatën me COVID-19. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00).

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00).

Mbahet takimi virtual i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ora 10:00).

Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, viziton QKMF “Vezir Bajrami” në Shtime. (Ora 10:00).

AShAK prezanton botimin “Enigma e poezisë” nga Sabri Hamiti. (Salla e Akademisë, Prishtinë, ora 11:00).

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton rekomandimet e dala nga raporti i auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 12:00).

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin: “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (Dalëse) IV”, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 13:00).

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë rishikon Planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)./Gazeta Sinjali/