image Ngjarjet e ditës së sotme në vendin tonë

Kosovë

Kosovë/ Ngjarjet e ditës së sotme në vendin tonë

news image

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban Konferencën Ndërkombëtare “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 08:30)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në konferencën “Small-Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 09:00)

Kosovo 2.0 e organizon konferencën regjionale “Media Sot: Ndryshimi i Paradigmës”. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, mbahet trajnimi “Fuqizimi i të rinjve dhe grave në aftësi te buta dhe aftësi menaxheriale” në komunën e Obiliqit. (Kuvendi Komunal Obiliq, ora 09:45)

Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus” organizon  tryezën e diskutimit me temë “Green Entrepreneurship: Building Green Economy”.  (Kampusi i Kolegjit “Globus”, ora 10:00)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), hap dyert për fëmijët, prindërit dhe të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë ambientet e KOMF-it. (Zyra e KOMF-it,  Rr. “Zenel Salihu”, ora 10:00)

Fillon punimet Kongresi i parë ndërkombëtarë  për trajtimin e hershëm të infarktit të miokardit. (Hotel “International Prishtina”, ora 10:00)

Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizon aktivitetin kryesor për shënimin e 30-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Holli i Bibliotekës Kombëtare, ora 11:00) 

Publikohet raporti “Instituti i Vetizoluar – Vlerësim i Shoqërisë Civile për Institutin Albanologjik të Prishtinës”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve përurohet Bill – Bordi me pamje të Obelisku. (Përballë Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ora 12:00)  

Paqja Studentore e Universiteti të Prishtinës po vazhdon me organizimin e Javës së Filmit Studentor. (Amfiteatri i Administratës Qendrore të UP-së, ora 18:30)

Mbahet Samiti i Romëve të Ballkanit Perëndimor 2019. (Hotel “Sirius”)