image Ngjarjet e ditës së sotme

Kosovë

Ngjarjet e ditës së sotme

news image

Gazeta Sinjali më poshtë ka listuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme që zhvillohen sot.

Në orën 10:00 Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën: “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti” – Prishtinë) .

Në orën 11:00, myftiu Naim Tërnava jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e BIK-ut).

Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie në oborrin e Kuvendit të Kosovës në orën 11:30.

Në orën 12:00 kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afër Fshatit Jabllanicë)./GazetaSinjali/