Ngjarjet e datës 4 Tetor 2021
– Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të pritet votimi i raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
– Përzgjedhësit Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes mban konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 11:00)
– Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Agrokosova Holding organizojnë aktivitetin Vjelja e Rrushit Kosova 2021. (Objekti Agrokosova në Suharekë, ora 11:00)
– Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Tulltorja në lagjen Arbëria, ora 11:30)
– Lëvizja FOL organizon debatin Fol Hapur me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ku do të diskutohet për realizimin e Planit të Punës së Qeverisë për periudhën mars- shtator 2021. (Hotel Sirius, ora 13:00)
– OJQ Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin me temë ‘Ndërmarrësia, mundësi reale për të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë’. (Objekti i UNDP-së, afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:30)
– Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21. (Kompleksi i FFK-së në Hajvali, ora 15:00)
– Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë mban dëgjim publik për projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 16:00)
– Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00). /Gazeta Sinjali/