image Ngjarjet e datës 30 prill në Kosovë

Kosovë

Ngjarjet e datës 30 prill në Kosovë

news image

Më poshtë, Gazeta Sinjali ju sjellë ngjarjet e datës 30 prill që janë paraparë të zhvillohen sot, ditë e premte.

Në nderim të dëshmorëve e martirëve të rënë më datë 30 prill 1999, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci, vizitojnë Kullën e Ilaz Kodres. (Ora 09:00).

Në nderim të dëshmorëve e martirëve të rënë më datë 30 prill 1999, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së bashku me kryetarët Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë. (Ora 09:30).

Në nderim të dëshmorëve e martirëve të rënë më datë 30 prill 1999, presidentja Vjosa Osmani dhe kryetarët Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe për të rënët në Vërboc. (Ora 10:00).

Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00).

Nënshkruhet marrëveshja e negociuar në mes të kryetarit të Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, dhe kompanisë “IAC-KOS” për projektin “Parku teknologjik bujqësor i Kosovës”. (Objekti i Komunës së Kamenicës, ora 10:00).

Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (KGJK, ora 10:00).

Mbahet seanca e radhës ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 11:00).

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të mbajë konferencën virtuale në platformën “Zoom”, ku do të publikohet raporti “Luftimi i korrupsionit me dënime me kusht dhe gjobë – raport i monitorimit vjetor të trajtimit të rasteve të korrupsionit në sistemin e drejtësisë në Kosovë”. (Ora 10:00-11:30).

Mbahet ceremonia e fillimit të punimeve në “Rregullimin e lumit Silnica”, me vlerë 1.1milion euro në Komunën e Vushtrrisë. (Shëtitorja e lumi Silnica, ora 11:00).

Në nderim të dëshmorëve e martirëve të rënë më datë 30 prill 1999, hapet turneu në futboll “Ilaz Kodra”. (Klinë e Mesme, ora 12:00).

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” mban konferencë për media, në lidhje me gjendjen e përgjithshme të punëtorëve në Kosovë, me rastin e 1 majit, Ditës së Punëtorëve.(Zyra e Institutit: Rruga B, Residio 5, Hyrja B, Nr. 15-1,Prishtinë, ora 13:00)./Gazeta Sinjali/