image Ngjarjet e datës 22 mars

Kosovë

Ngjarjet e datës 22 mars

news image

Sot më 22 mars 2021, janë paraparë të mbahen disa ngjarje në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në orën 10:00 mbahet seanca konstituive e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës. (Salla plenare e Kuvendit).

Në orën 10:30, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) mban tryezë diskutimi me temën “Si tutje me dialogun”. Merr pjesë kryetari i VV-së Albin Kurti. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

Në orën 11:00, me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës mban akademi solemne. (Teatri “Faruk Begolli”, Kolegji AAB).

Në orën 14:00, Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me përkrahje nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), organizon debatet mbi politika, në kuadër të Javës së Gruas. Merr pjesë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë). /Gazeta Sinjali/