image Ngjarjet e datës 2 gusht

Kosovë

Ngjarjet e datës 2 gusht

news image

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme

Në orën 10:00-Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pret në takim një delegacion nga Parlamenti kroat. (Shtëpia e Bardhë në Prizren).

Në orën 11:00-Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së Rahim Beqirit-komandant Roki, bënë homazhe te lapidari në fshatin Kopernicë dhe te varrezat e dëshmorëve në Dardanë.

Në orën 11:00-Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në hapjen e Panairit të Librit në Ferizaj. (Bulevardi i qytetit të Ferizajt)

Në orën 11:00-Organizata “Çohu” publikon raportiin monitorues “Reforma në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional”. (Hotel “Sirius”).

Në orën 11:00-Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festival mbajnë konferencë për të prezantuar projektin “Sunny Hill Foundation Music & Art Center”. Prezente do të jetë dhe Dua Lipa, fituese e çmimeve Grammy dhe Brit Awards. (Hotel “Emerald”).

Në orën 14:00-Mbahet marshi paqësor. (Nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00) Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj merr pjesë në përurimin e rrugës Bardh i Madh – Lismir -Fushë Kosovë. (Bardh i Madh – te Lëshesa).

Në orën 18:00-Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në aktivitetin “Sofra e Gurbetqarëve”. (Zhur i Prizrenit).

Në orën 19:00-Mbahen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të manifestimit qendror për diasporën. (Prekaz).

Në orën 20:00-Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon manifestim qendror për diasporën. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj)./Sinjali/