image Ngjarjet dhe aktivitetet e parapara për sot në Kosovë

Kosovë

Ngjarjet dhe aktivitetet e parapara për sot në Kosovë

news image

Për sot janë paralajmëruar 9 ngjarje e aktivitete të cilat do të zhvillohen gjatë ditës.

Kuvendi i Republikës së Kosovës hap punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Konferenca ndërkombëtare me temën “Të jesh në hap me Evropën”, do të zhvillojë punimet online, nga ora 9:30 – 16:30;

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. (Kuvendi i Kosovës, salla N 10, ora 10:00);

Komisioni për Buxhet dhe Transfere mban mbledhjen e radhës ku do të shqyrtohen kërkesat buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2021, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave 2021/01. (Kuvendi I Kosovës, salla C203, ora 10:00);

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi merr pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Metrologjisë. (Hotel “Emerald”, ora 10:30);

Komuna e Vushtrrisë organizon në ceremoninë e përurimit të ujësjellësit në fshatin Stanofc i ultë. (Ora 10:30);

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi pret në takim Blendi Klosin, ministër i Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë. (MTI, ora 12:00);

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, prezanton instalacionin BËHU ZËRI IM. (Sheshi Skënderbeu, ora 12.00);

Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Kohë Lufte, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe shefja e Zyrës së UN Women, Ulrike Richardson, së bashku me disa përfaqësuese të tjera të institucioneve vendore e ndërkombëtare, si dhe të shoqërisë civile, do të organizojnë ecje nga shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova e deri te monumenti “Heroinat”. (Ora 12:30);

Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës ( FSBK ) do të mbaj një protestë lidhur me procesin e granteve për bujqit. (Para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë, ora 14:00).