image Ngjarjet dhe aktivitetet e paralajmëruara të zhvillohen sot në Kosovë

Kosovë

Ngjarjet dhe aktivitetet e paralajmëruara të zhvillohen sot në Kosovë

news image

Për sot janë paralajmëruar katër ngjarje dhe aktivitete të cilat do të zhvillohen gjatë ditës në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, do të bëjnë përurimin e rifillimit të punimeve për përfundimin e projektit të Memorialit të Martirëve në Korishë. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 09:20).

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00).

Lëvizja Studentore për STUDIM – KRITIKË – VEPRIM, mban aksion simbolik. (Pranë Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ora 12:00).

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mban konferencë për medie. (Zyrat e AKK-së, ora 13:00). /Gazeta Sinjali