Një 54-vjeçar ka qëlluar me thikë kalimtarët në rrugë, duke plagosur katër persona mëngjesin e sotëm, në Zografou të Greqisë.
Mediat greke publikuan pamjet e momentit tragjik, kur autori sulmon në rrugë qytetarët me thikë.
54-vjeçari raportohet se ishte arratisur nga spitali psikiatrik, transmeton Gazeta Sinjali.
Pamjet tregojnë autorin e krimit që i afrohet pronarit të një furre buke, të cilin e godet në shpinë, më pas i plagosuri bie përtokë, 54-vjeçari nuk frikësohet dhe vazhdon ta sulmojë përsëri atë.
Aty ka ndërhyrë një person që ishte i pranishëm në vendngjarje, i cili është përpjekur ta ndalojë autorin, por edhe ai sulmohet.
Kur pronari i furrës arrin të ngrihet në këmbë dhe përpiqet të largohet, 54-vjeçari shihet duke ecur i qetë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Ai plagosi katër persona, përfshirë një 17-vjeçar, para se të telefononte policinë.
“Ejani, unë kam goditur njerëzit me thikë dhe do të bëj vetëvrasje”, i tha ai policisë, të cilët nxituan duke e arrestuar./Gazeta Sinjali/