Në orët e para të së hënës, në fshatin Vitomiricë të Pejës ka ndodhur një ngjarje e rëndë, pasi atje pa shenja jete është gjetur një 39-vjeçar.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se me të marrë informatën, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku e pranishme ka qenë gruaja e viktimës.
Ajo ka deklaruar se viktima është rrëzuar papritmas derisa ishte në korridor dhe më pas e ka thirrur mjekun për t’i dhënë ndihmë bashkëshortit të saj.
Siç mëson Sinjali, shkaku i vdekjes së 39-vjeçarit dyshohet se ka qenë problemet shëndetësore me zemër.
Në lidhje me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.