Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident me makinë në Greqi. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të së mërkurës në Livadia të Greqisë.
Mediat helene raportojnë se 32-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar me makinë në drejtim të zonës së Tebës, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni.
Raportohet se përplasja ka qenë shumë e fortë, sa që është dashur ndërhyrja e forcave të zjarrfikësve me qëllim nxjerrjen e shqiptarit të plagosur prej mjetit, ndërsa ai ka humbur jetën në spital, raporton Ballkan Web.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit në fjalë, ndërsa policia po e heton rastin. /GazetaSinjali/