image Ngjarje e rëndë në Elbasan/ 16-vjeçari tenton të vetëvritet

Shqipëri

Ngjarje e rëndë në Elbasan/ 16-vjeçari tenton të vetëvritet

news image

Një 16-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, sot në fshatin Qukës Shkumbin, Prrenjas.

Këtë akt 16-vjeçari ka provuar ta kryejë në banesën e tij dhe për shkak të lëndimeve që ia ka shkaktuar vetës, ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Kirurgjik në Elbasan.

Policia njofton se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:
Prrenjas/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2022, në fshatin Qukës Shkumbin, Prrenjas, në banesë, një 16 vjeçar ka tentuar të vetvaret, ku si pasojë ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./GazetaSinjali/