image Ngjarja tragjike në Mitrovicë/ Konfiskohet një veturë, të dyshuarit ende në arrati - Sinjali

Ngjarja tragjike në Mitrovicë/ Konfiskohet një veturë, të dyshuarit ende në arrati

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një vrasje që ndodhi pas mesnate në rrugën “Artim Jashari” të Mitrovicës, ku një person është therur për vdekje nga dy persona.

Ndërsa pak më parë është konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur gjatë vrasjes.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës, Avni Zahiti.

Është konfiskuar një veturë që dyshohet se është përdorur gjatë vrasjes, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati“, ka thënë ai.

Policia ka bërë të ditur se dyshohet që viktima dyshohet se është therur nga bashkëmoshatari i tij L.B., i cili është në arrati bashkë me A.Z.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin