Sot në Malishevë është gjetur pa shenja jete një 10-vjeçar në kabinën e një kamioni, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Mirëpo, siç mëson Sinjali nga burimet, në vendngjarje përpos armës, është gjetur edhe një gëzhojë. Arma dyshohet të ketë qenë e babait të viktimës.
Tutje dyshohet që axha i të ndjerit ka dalë që ta kërkojë pasi ishte vonuar, por pastaj e ka gjetur në kamion pa shenja jete.
Kur viktima është dërguar në spital, ka pasur lëndime në anën e majtë të nofullës, shkruan Sinjali.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori. /GazetaSinjali/