image Ngacmuan punëtoren e lokalit dhe rrahën për spital pronarin në Fushë-Kosovë, flet policia - Sinjali

Siguri/ Ngacmuan punëtoren e lokalit dhe rrahën për spital pronarin në Fushë-Kosovë, flet policia

news image

A.G., 28 vjeç, Sh. J., 18 vjeç dhe A. J., 25 vjeç, janë prangosur mbrëmë nga policia pas një përleshje fizike në një lokal në Fushë-Kosovë.

Të dyshuarit po hetohen për tentim vrasje, pasi njëri nga personat e përfshirë në përleshje fizike si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Personi i lënduar po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK- Prishtinë, ndërsa personat e arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton  Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh se konflikti fizik kishte nisur pasi  të dyshuarit e kanë ngacmuar një punëtore të lokalit ndërsa viktima kishte  reaguar për t`i dalë në mbrojtje./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin