image Ngacmon seksualisht disa fëmijë në rrjete sociale, arrestohet një person në Prishtinë

Kosovë

Ngacmon seksualisht disa fëmijë në rrjete sociale, arrestohet një person në Prishtinë

news image

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar seksualisht disa fëmijë.

Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë në Prishtinë merr vesh se  tek i dyshuari gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një laptop dhe një telefon mobil.

I dyshuari sipas këtij burimi është dërguar në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.

Rastet e ngacmimeve përmes rrjeteve sociale janë bërë fenomen në shoqërinë kosovare pasi që nuk kalon asnjë ditë që nuk raportohet për një të tillë.

/Gazeta Sinjali/