Një person J.B., 87-vjeçar, në Drenas është arrestuar sot pasi që i njëjti dyshohet për sulm seksual, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga policia, 87-vjeçari ka sulmuar seksualisht të miturën dhe menjëherë pas denoncimit nga viktima, i dyshuari është arrestuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në Drenas./GazetaSinjali/