image Ngacmohet seksualisht një vajzë e mitur në Ferizaj, i dyshuari e puthi në faqe

Siguri

Ngacmohet seksualisht një vajzë e mitur në Ferizaj, i dyshuari e puthi në faqe

news image

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se siguria po cenohet, raporton Gazeta Sinjali.

Me ngacmim seksual dyshohet se u përball edhe një vajzë e mitur në fshatin Gaqkë të Ferizajt, e cila për këtë ka denoncuar një person në Polici.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, kur viktima kishte marrë rrugën që të shkojë në shkollë.

Sipas dëshmisë së saj, ajo ka munguar në orën e parë të mësimit, për shkak se është takuar me të dyshuarin, me të cilin kishte vazhduar rrugën për në shkollë. E gjithçka dyshohet se ndodhi në momentin kur ata dy u përshëndetën, me ç’rast i dyshuari kishte puthur në faqe 14-vjeçaren.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim seksual’.

/GazetaSinjali/