image Ngacmohet seksualisht një nxënëse e klasës së parë në Prishtinë, rasti po trajtohet

Arsim

Ngacmohet seksualisht një nxënëse e klasës së parë në Prishtinë, rasti po trajtohet

news image

Në media është raportuar sot se një nxënëse e klasës së parë e shkollës fillore “Faik Konica” është ngacmuar seksualisht, nga disa nxënës të klasës së shtatë të po të njëjtës shkollë, shkruan Gazeta Sinjali.

Për më tepër, në disa media ka qarkulluar edhe një video shqetësuese.

Gazeta Sinjali gjatë së shtunës ka tentuar të marrë sqarime nga Drejtoria e Arsimit, nga vet shkolla “Faik Konica”, por asnjë zyrtar nga këto të dyja nuk kanë qenë të qasshme.

Ndërkohë, nga Policia e Kosovës në një përgjigje për Sinjalin kanë konfirmuar rastin derisa kanë shtuar se po trajtohet nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

“Nga zyrtarët e shkollës kemi pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit. Për shkak të moshës së personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe rrethanave specifike, me rekomandim të prokurorit, rasti po trajtohet nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale”, njoftoi Policia për Gazetën Sinjali.

Sinjali ka provuar të vë kontakt edhe me drejtorin për Mirëqenie Sociale, por deri në këto momente të publikimit të lajmit, nuk ka marrë përgjigje.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar sapo të sigurojë informacione të reja rreth këtij rasti shqetësues. /Gazeta Sinjali/