Sot Policia në Ferizaj ka pranuar informatë në lidhje me një rast të ngacmimit seksual, shkruan Gazeta Sinjali.
Me të marrë informacionet, patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka dërguar viktimën 21-vjeçare në Emergjencën e Ferizajt për tretman mjekësor.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se viktima pasi ka pranuar tretman mjekësor, është dërguar në stacion policor dhe është intervistuar nga njësiti i hetimeve.
Ajo ka deklaruar para zyrtarëve policorë se është ngacmuar seksualisht nga një burrë, i cili ia kishte marrë telefonin e saj me dhunë.
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurorja kujdestare dhe me urdhër të saj është iniciuar rasti “Ngacmim seksual”.