image Ngacmimi seksual në rrugë do të jetë i dënueshëm me burg në Britani

Evropë

Ngacmimi seksual në rrugë do të jetë i dënueshëm me burg në Britani

news image

Ngacmimi seksual në rrugë do të bëhet krim me dënime me burgim deri në dy vjet në Britani, ka thënë qeveria britanike, raportoi BBC.

Fishkëllima, thirrja dhe shikimi i vazhdueshëm do të kriminalizohen në Angli sipas planeve të mbështetura nga Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman.

Ngacmimi seksual është tashmë i paligjshëm, por shpresohet se një dënim i ri për ngacmimin në rrugë do të inkurajojë më shumë njerëz që ta raportojnë atë në polici.

“Çdo grua duhet të ndihet e sigurt për të ecur në rrugët tona”, tha Braverman.

“Ne po vendosim nevojat e viktimave në qendër të vendimit tonë, që do të thotë se kriminelët që kryejnë këto akte do të përballen me pasojat që meritojnë”.

Vrasja e Sarah Everard, e cila u rrëmbye dhe u vra nga një polic në shërbim ndërsa po shkonte në shtëpi në jug të Londrës vitin e kaluar, ka rritur shqetësimet për sigurinë e grave dhe qëndrimet ndaj grave.

/GazetaSinjali/