Rusia po përgatitet që duke filluar nga muaji tetor t’i vaksinojë masivisht qytetarët kundër koronavirusit.
Kështu ka bërë të ditur ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, të shtunën.
Ndonëse nuk dha hollësi rreth këtij plani, ministri tha se të parët që do të vaksinohen do të jenë mjekët dhe mësimdhënësit, shkruan “Reuters”.
Disa ditë më parë, një zyrtar i lartë rus tha se Rusia do të jetë vendi i parë në botë që do ta ketë të gatshme vaksinën kundër koronavirusit dhe se kjo, sipas tij, do të arrihet nga mesi i gushtit.
Sidoqoftë, ky shtet ende nuk ka publikuar të dhëna shkencore në lidhje me testimin e vaksinës dhe nuk dihet nëse ajo do të jetë efektive. Për më tepër, ka shqetësime se testimi i kësaj vaksine në njerëz nuk është i kompletuar si duhet./Gazeta Sinjali/