image Nga sot mund të vaksinoheni edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”

Shëndetësi

Nga sot mund të vaksinoheni edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”

news image

Nga sot qytetarët do të mund të marrin vaksinën antiCOVID edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, pikë e cila do të hapet në orën 12:30.

Gjatë hapjes, të pranishëm do të jenë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, kryetari i Prishtinës Përparim Rama si dhe përfaqësues nga UNICEF-i, USAID-i dhe kontribuues të tjerë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

“Vaksinimi kundër COVID-19 në Prishtinë, përveç në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir), në Qendrën Tregtare “Albi Mall” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, së shpejti do të fillojë edhe në një pikë tjetër të re në Kodrën e Trimave në Prishtinë (QMF-2)“, thuhet në njoftimin e MSH-së.

/GazetaSinjali/