image Ky është i dyshuari që sulmoi me gurë objektin e Valës në shesh, ndalohet për 48 orë

Siguri

Ky është i dyshuari që sulmoi me gurë objektin e Valës në shesh, ndalohet për 48 orë

news image

Gazeta Sinjali raportoi dje pamje se si një qytetar ka sulmuar me gurë objektin e operatorit mobil ‘Vala’ në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë. Në pamjet e dërguara nga sinjalizuesi shihen sjelljet agresive të qytetarit, i cili dëgjohet teksa thotë “qitni paret”. Por kjo i ka kushtuar.

Burimet nga Prokuroria thonë se i dyshuari që u arrestua në lidhje me këtë rast është Ismet Kaçiu. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 48 orësh për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse të Policisë, me ç’rast është kuptuar se si pasojë e sulmit ka pasur vetëm dëme matëriale dhe jo persona të lënduar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/